Biseda e Berishës me Bashën për ‘non grata-n’ | 5 zhvillimet kryesore
- ‘PD do shkatërrohet’, Berisha tregon bisedën me Bashën për ‘non grata’
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka treguar për Euronws Albania bisedën me Lulzim Bashën, pas shpalljes non-grata nga SHBA-ja.
Berisha tha se Basha i kishte thënë që PD do të shkatërrohet nëse ai pranonte të futej në parlament.
Por, sipas Berishës, gjithçka është një betejë për të vërtetën dhe se PD sot është një parti dhe nuk është shkatërruar.
Lexoni për më shumë: ‘PD do shkatërrohet’, Berisha tregon bisedën me Bashën për ‘non grata’

- “Rreziku anglo-amerikan”, Rama ironizon Berishën për sanksionin nga Britania
Kryeministri Edi Rama ka reaguar kundrejt deklaratës së Sali Berishës se nuk i lejohet hyrja në Britaninë e Madhe.
Kreu i Partisë Demokratike vendosi të bëjë publik vendimin, pavarësisht se cilësohet si konfidencial.
Lexoni për më shumë: “Rreziku anglo-amerikan”, Rama ironizon Berishën për sanksionin nga Britania

- Ulet çmimi i naftës dhe benzinës
Ulet çmimi me naftës me 6 lekë dhe ai i benzinës me 5 lekë. Bordi i Transparencës vendosi sot që çmimi i naftës të jetë 226 lekë/litri.
Ndërsa, çmimi i shitjes me pakicë i benzinës të jetë 211 lekë/litri.
Lexoni për më shumë: Ulet çmimi i naftës dhe benzinës

- Lefter Koka në gjendje jo të mirë, transferohet në spitalin e Burgut
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka është tranfetuar nga burgu i Durrësit në Spitalin e Burgut, pasi ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore
Nuk është hera e parë qe ish-ministri dërgohet në spital që nga arrestimi për shkak se vuan nga disa sëmundje.
Madje me këtë argument ai ka kërkuar një masë më të butë sigurie, por që është refuzuar nga gjykata.
Lexoni për më shumë: Lefter Koka në gjendje jo të mirë, transferohet në spitalin e Burgut

- Shtyhet samiti për Iranin në Durrës, shkak kërcënimet terroriste
Samiti Botëror i Iranit të Lirë i planifikuar për t’u mbajtur më 23 dhe 24 korrik në kampin Ashraf 3 në Manëz të Durrësit, është shtyrë deri në një njoftim të dytë.
Vendimi ka ardhur pas rekomandimeve të qeverisë shqiptare dhe për shkak të kërcënimeve terroriste.
Ambasada amerikane në Tiranë njoftoi ditën e djeshme se Shqipëria rrezikon një sulm që ka në shënjestër samitin Botëror të Iranit të Lirë.
Lexoni për më shumë: Shtyhet samiti për Iranin në Durrës, shkak kërcënimet terroriste

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë