Bisedimet në Oman, ministri i Jashtëm iranian: Fillim i mirë në negociatat me SHBA-në
Zyrtarët iranianë dhe amerikanë kanë përfunduar bisedimet në Oman, në një përpjekje për të kapërcyer mosmarrëveshjet e tyre mbi programin bërthamor të Teheranit dhe për të shmangur një luftë tjetër në Lindjen e Mesme.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi u tha gazetarëve pas bisedimeve se ato ishin pozitive dhe se palët ranë dakord të vazhdojnë negociatat. Ai vuri në dukje se koha dhe vendi i saktë i raundit të ardhshëm nuk janë vendosur ende.
Aragchi tha se palët po punojnë për të ndërtuar besim të ndërsjellë dhe se nëse kjo tendencë vazhdon, mund të identifikohet një kornizë më e qartë për negociatat.
“Ishte një fillim i mirë për negociatat. Dhe ekziston një marrëveshje për të vazhduar bisedimet. Koordinimi se si do të veprohet do të vendoset në kryeqytete”, tha Araghchi.
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio u shpreh të mërkurën se nisja e bisedimeve midis dy vendeve synon të ofrojë një zgjidhje për çështjen e pasurimit të uraniumit nga Teherani. Sipas tij Uashingtoni do të vendosë në tryezën e negociatave edhe raketat balistike të Iranit, mbështetjen për forcat e armatosura në rajon dhe mënyrën se si ai menaxhon popullin e vet.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur