Bisedimet për armëpushim në Gaza, Witkoff vlerëson rolin e Mbretërisë së Bashkuar

13 Tetor 2025 | 09:44

I dërguari i administratës Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff përmes një postimi në “X” ka vlerësuar rolin të Mbretërisë së Bashkuar të cilin e ka quajtur jetësor në bisedimet për të siguruar një armëpushim në Gaza.

Witkoff, i cili ndihmoi në ndërmjetësimin e marrëveshjes së armëpushimit javën e kaluar, lavdëroi kontributin e këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Jonathan Powell.

“Do të doja të pranoja rolin jetësor të Mbretërisë së Bashkuar në ndihmën dhe koordinimin e përpjekjeve që na kanë çuar në këtë ditë historike në Izrael.

Në veçanti, dua të njoh kontributin e jashtëzakonshëm dhe përpjekjet e palodhura të Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Jonathan Powell”, shkruan ai.

Ky reagim vjen pasi një ministër i kabinetit të Mbretërisë së Bashkuar të dielën theksoi se Mbretëria e Bashkuar luajti një rol kyç në sigurimin e armëpushimit në Gaza. Ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee, i quajti komentet e Bridget Phillipson iluzionale, ndërsa zëvendësministrja e jashtme e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, Sharren Haskel hodhi poshtë rolin e Mbretërisë së Bashkuar në përpjekjet e bëra për të sjellë armëpushimin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026