Bislimi takon Peter Sorensen në Bruksel
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi ndodhet në Bruksel për takime në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë.
Sipas zëdhënësit të BE-së ai është në takim me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialog, Peter Sorensen. Zëdhënësi i BE-së ka thënë se të martën pritet edhe takimi me shefin e delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviq pasi takimet janë thirrur në nivel të kryenegociatorëve.
Burimet diplomatike në Bruksel thonë se nuk presin ndonjë zhvillim dramatik duke pasur parasysh situatën aktuale politike në Kosovë.
Kjo është hera e parë që kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia janë thirrur në Bruksel prej kur Sorensen është emëruar si i dërguar i posaçëm për dialog, post në të cilin më herët ishte Miroslav Lajçak.
Vazhdimin e dialogut e kishte paralajmëruar gjatë vizitave të saj në Kosovë dhe në Serbi edhe Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe të sigurisë, Kaja Kallas.
BE-ja ndërkohë përsëritë se marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve si dhe aneksi i Ohrit për implementim mbeten në fuqi dhe palët duhet t’i zbatojnë.
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë