“Bitëllsat e Pogradecit”, historia e vëllezërve që komunizmi s’i la të luanin muzikë

23 Qershor 2024 | 20:14

Muhamed, Mentar, Ylber, Agim dhe Ilirjan Darova për shkak të prejardhjes së tyre familjare e më tepër për muzikën që ata ofronin pësuan një kalvar të gjatë vuajtjesh.

Gjyshi i tyre Sulejman Starova për shumë vite ka qenë ministri i financave në periudhën e mbretit Zog, ndërkohë që Ylber Darova, vëllai i vogël i familjes ishte vetëm 17 vjeç kur është arrestuar dhe dënuar me 101 vite burg, arrestim që i ka kushtuar familjes e cila nga regjimi dëbohet në fshatin e rrënjëve të tyre në Starovë të Pogradecit.

Jovan Shuke muzikant i njohur në Pogradec tregon se 5 vëllezërit Darova edhe  kur u vendosën me banim në Starovë filluan të luanin muzikë në lokalet e këtij qyteti.

Vëllezërit luanin muzikë të njohur latine por dhe europiane. Piktori Anastas Kostandini tha se ata ishin shumë të pëlqyer për kohën.

Vëllezërit Darova nuk mund të vazhdonin gjatë të luanin muzikë perëndimore as në lokalet e Pogradecit pasi një këngë rumune e kënduar prej tyre në një darkë ku ishte i pranishëm ish kryeministri i vendit Mehmet Shehu do u kushtonte shumë 4 vëllezërve të kësaj familje të cilët regjimi do t’i shpërndante në qytete të ndryshme të vendit, njërin të cilin e internojnë në sektorin e sharrave në Bishnicë të Mokrës

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur

Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
22:50 | 11/07/2026

“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga konceri “YE” i Kanye West në Kashar. Rama shkruan se në këtë koncert...
22:29 | 11/07/2026

Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk...
22:29 | 11/07/2026