Bizneset e Kosovës në protestë, Kurti kritikon Odën Ekonomike

29 Maj 2025 | 10:12

Derisa përfaqësues të bizneseve janë mbledhur të enjten për t’i bllokuar hyrjet në kryeqytet në shenjë proteste për liberalizimin e tregut të energjisë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka kritikuar Odën Ekonomike të vendit duke thënë se ajo nuk ka bërë asgjë për t’i përgatitur atë për këtë proces.

Vendimi i rregullatorit të energjisë për liberalizimin e tregut të energjisë do të hyjë në fuqi më 1 qershor.

Përfaqësuesit e bizneseve thonë se janë kundër liberalizimit të tregut të energjisë, pasi nuk janë bërë përgatitjet e nevojshme për këtë ndryshim. Ata kërkojnë që ky vendim të shtyhet për një vit.

Ata pritet t’i bllokojnë hyrjet në Prishtinë në Veternik, te rrethi i Flamurit, te qendra Dukagjini në rrugën drejt Fushë-Kosovës, në rrugën drejt Mitrovicës, si dhe në rrugën nga Podujeva, te Sharbani (Vranjevci).

Vendimi nënkupton se të gjitha bizneset e mëdha nuk do të furnizohen më me energji përmes tarifave të rregulluara, por duhet të gjejnë vetë furnizuesin e tyre në tregun e lirë. Nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë, ato kalojnë automatikisht në treg të hapur me çmime të parregulluara.

Vendimi përfshin kompanitë me mbi 50 të punësuar ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro. Në Kosovë janë të regjistruara mbi 1.000 kompani të tilla që konsumojnë rreth 37% të energjisë së përgjithshme të shpenzuar.

Duke folur në një mbledhje të Qeverisë në detyrë, Kurti tha se shtyrja e zbatimit të liberalizimit të tregut “nuk i zgjidh” problemet e bizneseve.

“Oda Ekonomike e Kosovës, që do të duhej të qëndronte pranë bizneseve për t’u [përballur me realitetin e ri, sot po tenton t’i bllokojë rrugët vetëm me një kërkesë; shtyrjen e zbatimit të liberalizimit të tregut. Shtyrjen po e kërkojnë me arsyetimin se do të përgatiten për një vit, duke injoruar faktin se nga ana e tyre nuk kanë bërë asnjë përgatitje për tetë vjetët e kaluara, përderisa shtyhej ky proces”, tha Kurti.

Kurti, duke iu drejtuar përfaqësuesve të bizneseve, tha se “ajo çfarë oda ekonomik e Kosovës nuk po u tregon se plotësimi i kërkesës së tyre nuk e zgjidh problemin, por veçse e bartin koston e energjisë të këtyre 1.200 ndërmarrjeve te faturat e secilit prej jush”.

“Për t’i mbrojtur 1 për qind të ndërmarrjeve më të fuqishme në kurriz të 99 përqindëshit dhe familjeve mbarë Kosovës, ata po duan të bëjnë barrikada në hyrjet e Prishtinës. Koha e barrikadave në Kosovë ka kaluar, ne i kemi hequr ato kudo”, shtoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes

Gjykata Supreme e Kosovës ia ka ulur të enjten dënimin me burgim të përjetshëm në një dënim me 30 vjet burgim Edmond Lajqit për vrasjen...
20:54 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në

Eurodeputeti çek, Tomas Zdechovsky ka reaguar së fundmi lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviç. Në reagimin e tij, Zdechovsky e cilësuar deklaratën e...
16:56 | 16/07/2026

“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Donika Gërvalla këtë të enjte përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se kanë depozituar një kallëzim penal ndaj ministres...
15:34 | 16/07/2026