“Bizneset greke duan të investojnë në Shqipëri” – Zv.ministri grek flet në Euronews

1 Nëntor 2024 | 20:42

Zëvendësministri i Jashtëm grek, për çështjet e ekonomisë diplomatike, Kostandinos Fragkogiannis, ka zhvilluar një vizitë në Tiranë, ku ka marrë pjesë në një forum, të organizuar nga Dhoma e e Tregtisë së Athinës dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, në bashkëpunim, me ambasadën greke në vendin tonë.

Gjatë një interviste për Euronews Albania, zv. ministri i Jashtëm grek foli për raportin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve, për situatën e investimeve dypalëshe, për përmirësimin e infrastrukturës ekonomike që do të bëjë të mundur shkëmbimin më të mirë të mallrave dhe lëvizjen e njerëzve, si dhe bashkëpunimin dypalësh rajonal në kuadër të situatës gjeopolitikë në Ballkanin perëndimor.

Ai theksoi se bizneset greke ka interes për të investuar në Shqipëri jo vetë në sektorë ku tashmë ka një traditë siç është turizmi apo transporti detar, por edhe në fusha te tjera si farmaceutika dhe në veçanti energjia.

“Ka tashmë një bashkëpunim të mirëvendosur mes komunitetit të biznesit grek dhe atij shqiptar. Greqia është ndër investitorët kryesorë në vend dhe ne kemi një traditë në turizëm dhe transportin detar, por ka sektorë të rinj të ekonomisë ku do të donim të angazhoheshim më shumë në një lloj partneriteti me komunitetin e biznesit shqiptar. E kam fjalë për sektorin e TIK, farmaceutikën, shkencat e jetës, teknologjinë e lartë, energjinë në veçanti në të cilën ka shumë për të bërë në këtë moment kur energjia është kaq e rëndësishme në rajon”, theksoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026