Bizneset greke duan Shqipërinë, synojnë energjinë dhe turizmin
Sipërmarrjet greke kërkojnë të zgjerohen edhe në Shqipëri. Dhomat e Tregtisë që operojnë në dy vendet po lidhin ura bashkëpunimi për të shkëmbyer ide dhe mundësi investimi.
Greqia e ka humbur pozitën e saj si investitor i madh në Shqipëri. Deri në vitin 2017, bizneset me kapital grek investonin deri në 1 miliard euro, por që nga dekada e kaluar, stoku ka rënë rreth 80%. Largimi i disa kompanive që operonin në sektorët e bankingut dhe telekomunikacionit ka ndikuar në këtë rezultat.
Megjithatë, tashmë interesi është rikthyer dhe shumë sipërmarrje nga vendi fqinj dëshirojnë të zgjerohen në vendin tonë, kryesisht në fusha si turizmi, energjia, ushqimi dhe ndërtimi.
Ky bashkëpunim është diskutuar edhe në një forum të mbajtur në Tiranë, ku Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë kanë kërkuar të ngrejnë ura të reja bashkëpunimi.
Kompanitë greke kanë qenë ndër të parat që kanë investuar në Shqipëri pas viteve ’90. Por kriza financiare globale, që nxori në pah problemet e borxhit të Greqisë dekadën e kaluar, detyroi shumë kompani të tërhiqen nga tregje kryesisht të vogla, për të reduktuar shpenzimet.
LEXONI GJITHASHTU:
Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)