Bizneset në Gjirokastër marrin studentë për të plotësuar vendet e lira

7 Qershor 2023 | 17:47

Punësimi i të rinjve në sektorin e turizmit në Gjirokastër mundëson ecurinë e një shërbimi cilësor në qytetin e gurtë. Ndërsa sektori i turizmit ofron rreth 500 vende të lira pune janë të rinjtë, studentët apo gjimnazistët, të cilët plotësojnë kërkesat për të punuar si ciceronë, guida turistike apo dhe ndihmës artizanë në mjeshtëritë tradicionale.

Ata shprehen se pagesat dhe kushtet janë të kënaqshme ndërsa kontribuojnë edhe në promovimin e vlerave turistike të Gjirokastrës.

“Unë aktualisht punoj në banesën muze të Ismail Kadaresë, jam e punësuar, jam një punonjëse e re. Është diçka e mirë për të rinjtë që të qëndrojnë në këtë qytet, të sjellin, të shpërndajnë kulturën e Gjirokastrës, të qyteti tonë,  dhe është e mirë edhe për anën ekonomike të qytetit që e zhvillon akoma më shumë dhe për të sjellë edhe burimet njerëzore dhe kapacitetin  ekonomik për ta rritur akoma më shumë  qytetin tonë,” – u shpreh ciceronia në muze, Arla Toro.

“Ky punësim është një punësim shumë i mirë dhe guidat sjellin të ardhura  të mira dhe të kënaqshme për moshën time,” – tha nga ana tjetër, David Mamani.

Përgjatë këtij viti Gjirokastra ka mirëpritur rreth 50 mijë turistë, të cilët mes të tjerash janë kontributor të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë lokale dhe çeljen e vendeve të reja të punës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026