Biznesmen i njohur në Korçë, kush është 44-vjeçari që ekzekutoi Edmond Papën
Andrew Bode dyshohet të jetë ekzekutori i biznesmenit Edmond Papa, ngjarje që u regjistrua më 16 dhjetor në zonën e Selitës në Tiranë.
Bode është shpallur në kërkim nga policia, por akoma nuk është bërë i mundur identifikimi i vendndodhjes së tij pavarësisht kontrolleve të kryera.
44-vjeçari njihet edhe si Edvin Bode, emër të cilin e ka ndërruar disa vite më parë. Bode është biznesmen në qytetin e Korçës pasi ka në pronësi një kompani që merret me import dhe eksport, tregtim me shumicë dhe me pakicë të ujit të pijshëm, depozitimin dhe transportin e ujit të pijshëm dhe pijeve të tjera joalkoolike.
Në këtë ngjarje, Bode dyshohet është ndihmuar nga Albano Velo.
Shkaku i vrasjes së biznesmenit dyshohet të jetë bërë hakmarrja, pasi në qershor të vitit të shkuar, miku i tyre, 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj u ekzekutua në autostradën Tiranë-Elbasan
Prishja e pazareve të drogës është pista në të cilën po hetohet.
Albano Velo u arrestua më 1 janar në Rinas, si porositës i vrasjes së Edmond Papës, por ai mohon përfshirjen në ngjarje.
Edmond Papa u ekzekutua me 9 plumba në një lokal në rrugën ‘Fadil Bodinaku’ pasdite e 16 Dhjetorit. Menjëherë u dërgua në spitalin e Traumës, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve