Vrasja e Edmond Papës, gjykata lë në burg Albano Velon, 30-vjeçari mohon akuzat

3 Janar 2023 | 12:26

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Albano Velon i akuzuar si organizator i vrasjes se Edmond Papës 3 javë më parë në Tiranë.

Mësohet se para gjykatës, Velo ka mohuar akuzat për përfshirje në vrasjen e 49-vjeçarit Papa.

Albano Velo, 30 vjeç akuzohet si vëzhgues dhe organizatori i ngjarjes së rëndë dhe është arrestuar nga policia e Tiranës për vrasjen e 49-vjeçarit nga Fieri por me banim në Sarandë.

Ai rezulton shok i Aleksandër Sadikajt, që u vra me eksploziv të telekomanduar 7 muaj më parë.

Policia ka shpallur në kërkim edhe një 44 vjeçar si bashkëpunëtor në vrasje, i cili dyshohet të ketë pasur rolin e ekzekutorit.

Edmond Papa u vra me armë zjarri pasditen e 16 dhjetorit në rrugën “Fadil Bodinaku” në Tiranë, në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh.

Mësohet se viktima ka qenë i dënuar më parë në Greqi për drogë, por ende asgjë nuk është konfirmuar nga policia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026