Kush e organizoi vrasjen e Edmond Papës, lidhja me ekzekutimin makabër të Sadikajt

3 Janar 2023 | 11:04

Operacioni i koduar ‘Eagle Eyes’ çoi në pranga organizatorin e vrasjes së Edmond Papës në zonën e Selitës 3 javë më parë.

Albano Velo 30 vjeç akuzohet si vëzhgues dhe organizatori i ngjarjes së rëndë dhe është arrestuar nga policia e Tiranës për vrasjen e 49-vjeçarit nga Fieri por me banim në Sarandë. Ai rezulton shok i Aleksandër Sadikajt, që u vra me eksploziv të telekomanduar 7 muaj më parë.

Policia ka shpallur në kërkim edhe një 44 vjeçar si bashkëpunëtor në vrasje, i cili dyshohet të ketë pasur rolin e ekzekutorit.

Hetuesit e krimeve të rënda kanë arritur të sekuestrojnë edhe automjetin tip “Audi” që autorët përdorën para dhe pas ngjarjes, pasi ata e kanë ndjekur për disa ditë viktimën deri në realizimin e vrasjes.

Për dokumentimin e ngjarjes hetuesit kanë administruar dhjetëra kamera sigurie ndërsa ngjarja dyshohet se ka lidhje me ekzekutimin makabër të Aleksandër Sadikaj me eksploziv në muajin qershor.

Viktima Edmond Papa rezultonte me precedentë në fushën e trafikut të drogës, ndërsa dyshohet se dy vrasjet lidhen pikërisht me përplasjen mes grupeve për motive hakmarrjeje.

Policia po verifikon edhe nëse vrasjet kanë lidhje me një ekzekutim të dyfishtë të dy shqiptarëve në Greqi pak ditë pasi në Tiranë u ekzekutua Edmond Papa.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026