Eksplozivi u vendos disa ditë më parë, detaje nga atentati për Sadikajn
Dyshohet se eksplozivi ishtë vendosur disa ditë para shpërthimit, në makinën e Aleksandër Sadikajt.
Gazetari Eni Ferhati raporton se shpërthimi, mesditën e së shtunës ka ndodhur me telekomandim, por nuk dihet ende nëse ka qenë me pult apo nëpërmjet valëve të aparatit celular.
Policia ka sekuestruar tabulatet telefonike për të mësuar më shumë detaje. Në pyetje janë marrë familjarët dhe një vajzë që bashkëjetonte me të, por dëshmitë e tyre nuk kanë ndihmuar në hetim.
Ndërkohë hetimet për ngjarjen janë fokusuar tek ato pak prova që policia ka siguruar në vendngjarje. Disa sende që kanë pjesë të minës, janë gjetur në vendngjarje.
Hetuesit dyshojnë se atentati ka lodhje të shkuarën e 27-vjeçarit. Ai ka qenë tre herë në kërkim nga tre komisariate të vendit për vjedhje dhe plagosje me dashje, si dhe është arrestuar disa herë në shtetin grek.
Sadikaj rezulton pronar i një ferme në Memaliaj dhe zotëronte një bar kafe në zonën e Komunës së Parisit.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë