Bjellorusia kërcënon Perëndimin, Lukashenko: Do rikthejmë armët bërthamore

31 Mars 2023 | 13:40

Bjellorusia po kërkon vendosjen e armëve bërthamore në territorin e saj për t’u përgatitur për një konflikt me vendet perëndimore.

Kështu deklaroi Aleksandër Lukashenko gjatë fjalimit të tij para kombit dhe parlamentit. Ai theksoi se kishte kohë që e kishte negociuar një gjë të tillë me Moskën.

“I intensifikova, me këmbëngulje, negociatat me presidentin rus Putin për kthimin e armëve bërthamore në Bjellorusi. Domethënë kthimi i armëve bërthamore, të cilat u tërhoqën me garanci në vitet ’90 pa sanksione, pa presion, pa planifikim ofensivash dhe revolucionesh. Gjithçka është nëpërkëmbur, të gjitha angazhimet janë thyer”, u shpreh Lukashenko

Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, sipas Ministrisë së Jashtme, pothuajse 600 raketa me rreze të mesme dhe të shkurtër u tërhoqën nga territori bjellorus. Para kësaj, republika priti një grupim forcash strategjike deri në 40 mijë persona me një nga arsenalet më të mëdha në botë të armëve bërthamore. Më 25 mars, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi synimin e tij për të vendosur armë taktike bërthamore në territorin Bjellorusi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026