Bjellorusia miraton projektligjin e dënimit me vdekje për tradhti të lartë
Dhoma e Përfaqësuesve në parlamentin bjellorus miratoi të martën një projektligji që parashikon dënimin me vdekje për tradhti të lartë për nëpunësit civilë dhe anëtarët ushtarakë.
Tashmë projektligji duhet të miratohet edhe nga Dhoma e Lartë, Këshilli i Republikës, përpara se të nënshkruhet nga presidenti Lukashenko.
“Një ndër personat që po përballet me gjyq nën akuza për tradhti të lartë, “konspiracion për marrjen e pushtetit” dhe krijimin dhe udhëheqjen e një organizate terroriste, është liderja e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya, e cila po gjykohet në mungesë”, shkruan REL.
Në Bjellorusi, edhe disa aleatë të Tikhonovskayas po gjykohen gjithashtu në mungesë.
Bjellorusia është i vetmi vend në Evropë që praktikon dënimin me vdekje.
Që kur Lukashenka erdhi në pushtet në vitin 1994, në vend janë kryer më shumë se 400 ekzekutime.
- 12:31 Zyrtari i Emirateve të Bashkuara Arabe: Sulmet e Iranit, shenjë se janë të paaftë të angazhohen për uljen e tensioneve
- 12:30 Evropa do të investojë 50 miliardë dollarë në armë me rreze të gjatë
- 12:08 KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë
- 11:58 Hegseth anulon udhëtimin në Izrael, ndërsa tensionet me Iranin përshkallëzohen
- 11:41 Mijëra persona në Marshin e Paqes në kujtim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë
- 11:31 Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare