Çuçi në vend të Lleshajt, Basha: Shqipëria në krizë, Rama e ka mendjen si t’i bëjë ministra miqtë e tij
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komentoi pasditen e së mërkurës vendimin e kryeministrit Edi Rama për të emëruar ministër të Brendshëm Bledi Çuçin.
Përmes një postimi në Facebook, Basha u shpreh se qeveria e Kryeministrit Edi Rama ka abuzuar vazhdimisht duke nëpërkëmbur nevojat e qytetarëve.
Ai tha se kryeministri “e ka mendjent t’i bëjë ministra miqtë dhe të afërmit e tij” dhe “të bëjë shopping në dyqanet luksoze të New Yorkut” pas udhëtimeve “me Charter”, ndërkohë që “Shqipëria ka nevojë për qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e saj”.
“Durimit i ka ardhur fundi, është koha për ndryshim!” – theksoi Basha në fund të mesazhit të tij.
Pjesa “Koha për ndryshim!” ishte slogan i Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2005 kur demokratët e kryesuar nga Sali Berisha fituan zgjedhjet.
Ditët e fundit Basha e ka përsëritur këtë shprehje disa herë në postimet e tij.
Zgjedhjet parlamentare zhvillohen më 25 prill 2021 dhe aktualisht ende asnjë nga partitë nuk është mobilizuar për të përcjellë platformat e tyre apo dhe sloganet me të cilat do të garojnë në zgjedhje.
Lexoni gjithashtu:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta