Blendi Kajsiu: Berisha po i tregon PD-së dhe SHBA-së se ai është pronari i vërtetë i PD-së
Analisti politik Blendi Kajsiu gjykon se nisma e Sali Berishës është hipokrite pasi nuk synon rikthimin në grupin parlamentar të PD-së, por marrjen e partisë.
Duke komentuar zhvillimet në PD në Euronews Albania për emisionin “Now” me Erla Mëhillin, Kajsiu theksoi se nisma e Berishës “nuk ka lidhje me demokracinë”.
“Në momentin që ti thua Basha është peng i Ramës, poliagjent i oligarkisë ke thënë se nuk është më kryetar. Kjo s’ka lidhje me demokracinë e brendshme,” – u shpreh Kajsiu.
“Jo! Ai po i tregon PD-së dhe SHBA-ve se ai është pronari i vërtetë i PD-së, që nuk ka vullnet mbi të tijin, se ai mund ta rrëzojë Bashën, dhe do ishte mirë që ta deklaronte qartë këtë dhe mbështetësit e tij ta deklarojnë që janë me Berishën,” – vijoi analisti politik.
Kajsiu vijoi duke analizuar se nëse Berisha do të kërkonte parti demokratike do të duhet të kërkonte vijimin e rrugës proceduriale. Nëse ai do të kërkonte rikthimin në grup parlamentar do të duhet të kërkonte votë në kryesi, më pas apelim për shkelje statuti në Komisionin e Ankesave dhe Apelimit.
“E imagjinoni precedentin që çdokush që përjashtohet nga grupi parlamentar të mbledhë Kuvendin,” – vijoi Kajsiu duke e konsideruar pa sens, hipokrit dhe qesharak nismën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.
Paralelisht Kajsiu vijoi duke kritikuar dhe Bashën me deklaratën se “nuk do ketë Kuvend Kombëtar që do të shyqrtojë vendimet e SHBA”. Ai e konsideroi këtë sjellje të tij si “berishizëm” dhe që bie ndesh me statutin.
“Është absurde politikisht të thuash se nuk lejoj anëtarësinë e PD-së sepse s’më pëlqen rezultati që mund të dalë, me këtë logjikë Rama mund të thotë s’kam pse bëj zgjedhje se s’më pëlqen sepse ju mund të votoni Berishën,” – tha Kajsiu.
Sipas Kajsiut është shpresë për demokracinë e vendit dalja e nismave të reja “jashtë berishizmit në PD” për aq kohë sa, sipas tij, edhe Basha po tregon sjellje “berishiste”. Në këtë pikë ai iu referua nismave të ndërmarra nga disa grupe në PD për të kërkuar ndryshime.
LEXONI GJITHASHTU:
- Krah Berishës në Durrës, Bylykbashi: Basha dhe anëtarësia të bashkohen te kutia e votimit
- Krah të Berishës në Durrës, Bylykbashi: Demokracia e brendshme nuk duhet të humbasë
- Grupimi i ri brenda PD, Bozdo: në PD ka një energji që kërkon që gjerat të ndryshojnë rrënjësisht
- Agron Gjekmarkaj: Nëse Basha ka qenë lider i thyer, Berisha ka pasur detyrimin të flasë
“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun