“Blindohet” qyteti i Malmos, agjentë të armatosur për sigurinë e Eurovision
Agjentë të armatosur të policisë janë vendosur në qytetin suedez të Malmos për festivalin e këngës Eurovision, që mbahet këtë javë.
Një raport i policisë i publikuar më herët gjatë muajit vuri në dukje kërcënime për sigurinë e eventit, përfshirë sulmet kibernetike.
Gjithashtu ka shqetësime për protesta të mundshme kundër pjesëmarrjes së Izraelit për shkak të luftës në Gaza.
Vetë kreu i shërbimeve sekrete izraelite, SHIN BET kreu javën e kaluar një vizitë në Malmo, për të mbikëqyrur nga afër situatën.
Niveli i sigurisë në Suedi është rritur edhe për shkak të tensioneve të krijuara vitin e kaluar nga djegia e Kuranit, që e kthyen vendin nordik në “objektiv prioritar” për terroristët.
Artistët që përfaqësojnë 37 vendet pjesëmarrëse këtë vit në Eurovision mbërritën në Malmo të hënën.
Ata parakaluan në tapetin e kuqërremtë për të hapur eventin në prag të gjysmëfinales së parë, që mbahet të martën.
Këtë vit festivali përkon me 50-vjetorin e fitores së grupit Abba në vitin 1974, me “Waterloo”.
LEXONI GJITHASHTU:
Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij