Blinken gjatë vizitës në Izrael: SHBA-ja do të jetë gjithmonë përkrah jush
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë vizitës në Izrael tha se Uashingtoni “gjithmonë” do ta mbështesë këtë shtet.
Megjithatë, kryediplomati amerikan tha se palestinezët gjithashtu kanë “aspirata legjitime” që nuk përfaqësohen nga grupi militant i Hamasit.
“Ju mund të jeni mjaftueshëm të fuqishëm që të mbroni veten, por, për aq kohë sa të ekzistojë Amerika, nuk do të keni nevojë të jeni vetëm. Ne gjithmonë do të jemi përkrah jush”, tha Blinken gjatë takimit me kryeministrin e Izraelit, Benjanim Netanyahu, teksa konflikti mes Izraelit dhe Hamasit po vazhdon.
Vizita e Blinkenit në Izrael është për të shprehur solidaritetin e SHBA-së, pasi militantët e Hamasit më 7 tetor nisën sulmin më të madh ndaj Izraelit në vitet e fundit. Si pasojë e dhunës, 1.200 persona janë vrarë në Izrael.
Blinken gjithashtu njoftoi se të paktën 25 amerikanë janë në mesin e viktimave.
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka deklaruar se mbështetja për Izraelin është e palëkundur dhe nuk i ka bërë thirrje izraelit të frenohet kundër Hamasit. Por, Blinken la të kuptohet se eventualisht do të ketë nevojë për një marrëveshje të paqes.
“Kushdo që dëshiron paqe dhe drejtësi duhet ta dënojë sundimin e terrorit të Hamasit. Ne e dimë që Hamasi nuk përfaqëson popullin palestinez, apo aspiratat e tyre legjitime për të jetuar me masa të barabarta të sigurisë, lirisë, mundësisë së drejtësisë dhe dinjitetit”, tha Blinken.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë