Blinken largohet nga Egjipti, niset për në Katar
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tashmë është larguar nga Egjipti. Bëhet e ditur se gjatë qëndrimit të këtij në Egjipt, ai ka zhvilluar bisedime për luftën mes Izraelit dhe Gazës.
Pas qëndrimit në Egjipt, Antony Blinken tani pritet të mbërrijë në Katar për bisedime të mëtejshme.
Presidenti i Egjiptit dhe kryediplomati amerikan kanë diskutuar përpjekjet ndërmjetësuese të Katarit, Egjiptit dhe SHBA-së për të arritur një armëpushim në Gaza dhe shkëmbimin e të burgosurve dhe robërve.
Në një deklaratë të presidencës egjiptiane thuhet se el- Sisi “pohoi se ka ardhur koha për t’i dhënë fund luftës së vazhdueshme, për t’iu drejtuar zërit të arsyes dhe urtësisë dhe për të mbështetur gjuhën e paqes dhe diplomacisë”.
Ai shtoi se “u zhvillua një diskutim rreth rezultateve të takimit negociues të mbajtur javën e kaluar në Doha dhe mënyrave për të lëvizur situatën dhe për të bërë përparim në bisedimet në vazhdim në Kajro”.
El-Sisi theksoi se një zgjerim i luftës në Gaza në një konflikt rajonal do të kishte “pasoja të paimagjinueshme”, thuhet në deklaratë.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë