Blinken: Muajin e ardhshëm hapet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë

15 Shkurt 2024 | 18:14

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, me kryeministrin Rama, se baza ajrore e NATO-s në Kuçovë do të hapet muajin e ardhshëm.

Blinken përgëzoi Shqipërinë për kontributin e dhënë gjatë 15-viteve të aderimit të saj në NATO, duke e cilësuar si një partner të besueshëm.

“Përgjatë 15 viteve të saj në NATO Shqipëria ka dhënë kontribute domethënëse për aleancën tonë. Trupat shqiptare ndihmojnë për të ruajtur paqen në Kosovë, për të frenuar agresionin e Rusisë në krahun lindor të NATO. Muajin e arhshëm do të përurojë bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë. Të 31 aleatët tanë që së shpejti do të bëhen 32 sjellin përvoja dhe aftësi të ndryshme, por secili ka të njëjtin angazhim që të ndihmojmë njër tjetrin dhe të sakrifikojmë. Vitet e fundit çdo vend i NATO ka rritur përqindjen për mbrojtjen në 2% të PBB, ndaj dhe aleanca sot është edhe më e fortë falë kësaj. Ne jemi falenderues që Shqipëria po bën pjesën e saj dhe është e angazhuar për të mbajtur detyrimet e saj”, tha Blinken.

Gjithashtu Blinken theksoi se pjesë e diskutimeve ishte dhe ndërtimi i bazës detare të NATO-s në Portin e Durrësit, por ndërtimi i saj varet nga plani i aleancës për shpërndarjen e aseteve dhe logjistikës.

“Kur bëhet fjalë për bazën detare në Portin e Durrësit, kjo është diçka që ne e kemi diskutuar dhe do ta vazhdojmë ta diskutojmë përmes NATO-s dhe planit për vendosjen e aseteve”, tha Blinken.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026