Pse nuk takoi asnjë përfaqësues të opozitës? Përgjigjet sekretari Antony Blinken

15 Shkurt 2024 | 18:15

Sekretari i shtetit Antony Blinken u pyet në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama se përse nuk u takua me asnjë përfaqësues të opozitës në këtë vizitë të tij të parë në Shqipëri.

Ai tha se pati kohë të zhvillonte disa takime, ndërsa shtoi se kur të kthehet do ketë mundësi të takohet edhe me përfaqësues të tjerë të opozitës.

“Kam pasur mundësi të takohem me një sërë njerëzish dhe grupesh të ndryshme përveç krye, ministrit, ministrit të punëve të jashtme dhe gjithashtu anëtarëve të kabinetit qeveritar.

Kam pasur mundësi të takohem me disa prej personaliteteve të reformës në drejtësi dhe një grup të rinjsh që janë të angazhuar në programet tona të shkëmbimit.

Kur të kthehem nga  darka të cilës i detyrohem, do kem mundësi të takohem me një segment tjetër të shoqërisë shqiptare dhe me gjithë faktorët e ndryshëm. Mendoj se kam marrë mjaftueshëm nga kjo ditë dhe këtë e kam bërë me shumë kënaqësi”,-tha Antony Blinken.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026