Blinken në Tiranë, Kim: Ndalesë për të ardhmen e Shqipërisë, takim dhe me Begajn
Departamenti Amerikan i Shtetit zhvilloi këtë të martë një bashkëbisedim me gazetarë shqiptarë dhe gjermanë në lidhje me vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken fillimisht në Shqipëri dhe më pas me prezencën e tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha, i pranishëm në bashkëbisedim, bën me dije detajet e dhëna nga përfaqësuesit e lartë të DASH, si Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë James O’Brien, dhe ish-ambasadorja Yuri Kim, në cilësinë e Zëvendës Asistentetes të Sekretarit Amerikan për Europën dhe Euroazinë.
Ish-ambasadorja Kim bëri me dije se vizita e sekretarit Blinken në Shqipëri do të zgjasë rreth 8-orë dhe në fokus do të jetë e ardhmja e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.
“Do të jemi ne Shqipëri për rreth 8 orë dhe do të jetë një ndalesë që do të fokusohet në të ardhmen e Shqipërisë, në të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.
Vizita vjen si një moment celebrimi për 100 vjetorin e marrëdhënie diplomatike SHBA-Shqipëri. Dhe për të shprehur falenderimet kryeministrit Rama dhe Shqipërisë për bashkëpendëmbajtjen në Këshillin e Sigurimit gjatë vitit 2023.
Ne duam të theksojmë dhe nënvizojmë bashkëpunimin e fortë që kemi me Shqipërinë. Për pritjen e afganëve që dëshmoi”, tha Kim.
Yuri Kim konfirmoi se agjenda parashikon një takim bilateral me kryeministrin Rama dhe presidentin Begaj.
“Do të kemi disa takime në një agjendë shumë të ngjeshur, një herë traditën e tyte historike të mikpritjes.
Do takohemi me presidentin Begaj dhe një takim bilateral me kryeministrin.
Në ndërmjet do të kemi një takim me me rreth 100 alumni të programeve të SHBA në Shqipëri.
Eventi do të mbahet te Piramida që ka qenë një momument i komunizimit. Piramida u ndërtua në vitet ‘80 si muze i diktatorit Enver Hoxha. Gjatë 30 viteve pësoi disa ndryshme ajo godinë, por bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Fondin Shqiptaro-amerikan e rindërtoi dhe e shënderroi në një godine për teknologjinë dhe inovacionin”, tha Kim.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren