Blinken: Nëse Kina nuk e trajton sigurinë transatlantike, ne do ta trajtojmë

26 Prill 2024 | 13:51

Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, deklaroi nga Pekini pas takimit me homologun Wang Yi, se Rusia do të luftontë në Ukrainë dhe pa ndihmën e Kinës.

Blinken bëri me dije se i përsëriti kryediplomatit kinez shqetësimet serioze në lidhje me sigurimin e komponentëve të Kinës që “po fuqizojnë luftën brutale të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”.

“Kina është furnizuesi kryesor i veglave të makinerisë, mikroelektronikës dhe nitrocelulozës, e cila është thelbësore për prodhimin e municioneve dhe shtytësve të raketave.

Industria ruse e luftës po prodhon raketa, dronë, tanke dhe armë të tjera që Presidenti Putin po përdor për të pushtuar një vend sovran.

Këto armë po përdoren për të “shkatërruar një rrjet elektrik dhe infrastrukturë tjetër civile dhe për të vrarë fëmijë, gra dhe burra të pafajshëm”, tha Blinken.

Blinken theksoi se nxitja e industrisë së mbrojtjes ruse dhe furnizimi i saj me produktet që i nevojiten, nuk janë vetëm një kërcënim për Ukrainën, por për të gjithë Europën.

“Në takimet e mia me aleatët e NATO-s në fillim të këtij muaji dhe me partnerët tanë G7 vetëm javën e kaluar, dëgjova të njëjtin mesazh: nxitja e bazës industriale të mbrojtjes ruse jo vetëm që kërcënon sigurinë e Ukrainës, por kërcënon sigurinë evropiane.

Pekini nuk mund të arrijë marrëdhënie më të mira me Evropën duke mbështetur kërcënimin më të madh për sigurinë evropiane që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Siç i kemi thënë Kinës prej disa kohësh, garantimi i sigurisë transatlantike është një interes thelbësor i SHBA-së.

Në diskutimet tona sot, e bëra të qartë se nëse Kina nuk e trajton këtë problem, ne do ta trajtojmë”, tha Blinken.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026