Blinken takon Abbasin në një vizitë të papritur në Bregun Perëndimor
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka realizuar një vizitë të papritur në Bregun e pushtuar Perëndimor të dielën, dhe është takuar me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmouad Abbas, në kuadër të udhëtimeve në atë rajon.
Blinken dhe Mahmouad Abbas janë takuar në qytetin e Bregut Perëndimor, Ramallah, në vizitën e dytë të diplomatit amerikan prej shpërthimit të luftës Izrael-Hamas.
Militantët e Hamasit kanë nisur sulme në jug të Izraelit më 7 tetor, duke i vrarë mbi 1.400 njerëz dhe duke i marrë mbi 240 pengje. Izraeli më pas i ka shpallur luftë Hamasit, i cili udhëheq Gazën.
Teksa Izraeli i vazhdon sulmet ajrore në Gazë, autoritetet palestineze kanë thënë se mbi 9.500 njerëz janë vrarë.
Blinken ka bërë thirrje, por pa sukses, që Izraeli të pajtohet për pauza humanitare, që të mund të dërgohen ndihma në Gazë.
Përveç që synon të sigurohet se konflikti nuk do të përhapet më tej në rajon, Blinken dëshiron t’i nisë diskutimet se si do të qeveriset Gaza, pas shkatërrimit të Hamasit, të cilin e synon Izraeli.
Dy liderët kanë diskutuar për gati një orë, por nuk janë deklaruar para mediave.
Abbas i ka thënë Blinkenit se duhet të arrihet armëpushim i menjëhershëm dhe që duhet të mundësohet dërgimi i ndihmës në Gazë, sipas zëdhënësit të tij, Nabil Abu Rudeineh.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë