Bllokimi i komisionit të reformës zgjedhore, OSBE në Kuvend, takim me Bledi Çuçin
Deputetët e Rithemelimit bllokuan këtë të premte punimet e komisionit të reformës zgjedhore, duke zënë karriget e përfaqësuesve të maxhorancës.
PS u detyrua të largohej, ndërkohë që në ambientet e Kryesisë së Kuvendit mbërritën përfaqësuesit e OSBE-së në Tiranë.
Përfaqësuesit e OSBE po mbajnë në këto momente një takim me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi.
Nuk dihet ende si do të vijojë puna e komisionit të reformës. Ndërohë që në një prononcim për media bashkëkryetari i komisionit në radhët e PS, Damian Gjiknuri tha se nëse opozita nuk dëshiron të bëjë pjesë atëherë do të gjendet një mënyrë tjetër për të ecur përpara.
“Këtu është pamundësi për të zhvilluar mbledhjen, fatkeqësisht nuk kishin sjellë dhe Oerd Bylykbashi nuk e kishin sjellë. Dhe Alibeajn mesa duket nuk e kanë lejuar të vijë për shkak të akteve vandale.
Opozita duhet të jetë e para e interesuar për të bërë reformë zgjedhore në mënyrë transparente, siç është ky komision. Patjetër që Reforma do të ecë përpara, dhe në fund nëse opozita nuk do të bëjë pjesë, do të gjejmë një mënyrë tjetër për të ecur përpara”-tha ai.
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit