Bllokimi i negociatave, Gentian Elezi: Vendet e unionit po luajnë një lojë të brendshme
Shtyrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian, kryeministri Rama e ka konsideruar një dështim të unionit.
Nga Shkupi, ku mori pjesë në forumin ekonomik, z.Rama u shpreh se dy vendet e Ballkanit Perëndimor do të vazhdojnë të ecin përpara.
Gentian Elezi nga Instituti i Studimeve Evropiane shprehet se veprimet mohuese dhe të përsëritura nga Bashkimi Evropian tregojnë se çështjet e zgjerimit nuk po trajtohen seriozisht në agjendën e tyre.
“Në fakt u bënë disa vite që politika e zgjerimit nuk është në prioritetet e BE, dhe disa prej tyre e kanë rritur skepticizëm në këtë drejtim. Ka një krizë të brendshme vetë BE-ja sa i takon politikës së zgjerimit”, tha z. Elezi.
Gjatë një interviste për Euronews Albania, pedagogu Elezi thotë se futja në një paketë e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut nuk është e drejtë për vetë faktin se procesi integrues duhet të bazohet në merita personale.
“Edhe fakti që diskutohet në bllok Shqipëria me Maqedoninë e Veriut tregon një krizë që po përjeton politika e zgjerimit. Nuk ka një koncept të tillë si paketë apo bllok, por kjo është bazuar në meritë dhe secili shtet ka rrugën e vet”, tha ai.
Ai shkon më tej, kur thotë se edhe vetë vendet e Bashkimit Evropian po luajnë “një lojë” për procesin integrues.
“Ka një hezitim ndaj zgjerimit dhe avancimit përpara, brenda vetë vendeve anëtare dhe krijojnë të gjitha artificat. Është një lojë që po bëhet brenda vetë vendeve anëtare”, shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta