Blogeri rus dënohet me 8 vjet burg për përhapje të lajmeve të rreme

7 Mars 2023 | 14:51

Gjykata e Qarkut në Moskë dënoi të martën autorin e blogerit të kanalit Telegram “Protest MGU”, Dmitry Ivanov me tetë vjet e gjysmë burg për përhapjen e lajmeve të rreme për ushtrinë ruse.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se Ivanovit i është hequr e drejta për t’u angazhuar në “menaxhimin e faqeve të internetit dhe rrjetet elektronike dhe informative-telekomunikuese, përfshirë internetin, për një periudhë prej 4 vitesh”, transmeton RIA.

Sipas ligjit për përhapjen e gënjeshtrave për forcat e armatosura ruse mbi baza politike ose të tjera, parashikohet një dënim me burg nga 5 deri në 10 vjet.

RIA thekson se gjatë hetimeve u konstatua se kanali “Protest MGU” kishte publikuar deklarata të shumta që flisnin për krimet e supozuara të ushtrisë ruse, duke përfshirë vrasjet e civilëve ukrainas.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
20:36 | 17/07/2026