Blogeri u punon rreng mediave rumune, japin të gjitha lajmin e rremë

25 Gusht 2020 | 17:31

Një bloger i njohur u punoi një rreng mediave rumune duke i bërë të raportonin një lajm të rremë në lidhje me një aksident automobilistik.

Andrei Şelaru, i njohur si “Selly”, ka miliona ndjekës në rrjete shoqërore dhe është një nga personazhet e Youtube-it më të njohur në Rumani.

Ai manipuloi një makinë që të dukej sikur ishte përplasur në një aksident, dhe ua dërgoi mediave rumune.

19-vjeçari tha se me këtë donte të tregonte se sa lehtë përhapen lajmet e rreme nga mediat.

“Njerëzit i besojnë të gjitha gjërat që shohin në TV. Eksperimenti im është për t’i treguar gjithë vendit sesi një lajm i rremë mund të bëhet lajm në Rumani”, tha ai për Euronews. “Unë manipulova një video të bërë në kompjuter, dhe ua dërgova programeve më të ndjekura në Rumani. Brenda pak orësh u raportua nga të gjitha lajmet e tjera”, tha ai.

Vetëm pak prej mediave kërkuan falje pas rrengut. Libertatea.ro, një nga faqet kryesore të lajmeve në Rumani, tha se do të përmirësonte mënyrën e verifikimit të informacionit, do të shtonte numrin e gazetarëve si dhe stafin që merrej me verifikimin e lajmit.

Gazetarja që e botoi lajmin kërkoi falje dhe tha se ishte gabimi i saj prej fillestareje.

‘Nuk e verifikova lajmin me Sellyn. Bëra një gabim dhe më vjen keq. Më vjen keq që kolegët e mi morën fyerje dhe ofendime për shkak të asaj që ndodhi. Janë gazetarë të aftë e punëtorë, që ndonjëherë duhet të angazhohen me ritme shumë të mundimshme, dhe nuk e meritojnë këtë”, tha ajo.

Selly u bëri thirrje ndjekësve të tij të mos besojnë çdo gjë që shikojnë në TV. “Kur arrita ta realizoj unë një lajm të rremë, ta dërgoja me llogari të rreme e-mail-i, dhe e gjitha kjo me një kosto prej 100 eurosh, imagjinoni se ç’mund të bëjnë njerëzit me shumë para, pushtet dhe ndikim në institucionet shtetërore”, tha ai në video.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online

ChatGPT do të ketë së shpejti mundësinë të kryejë blerje online në emër të përdoruesve, falë një partneriteti të ri mes OpenAI dhe Visa. Teknologjia...
18:02 | 12/06/2026

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026