Boçi bllokon foltoren, Peleshi e përjashton nga Kuvendi! Ndërpritet 5 minuta seanca plenare
Seanca në Kuvend është ndërprerë për 5 minuta pasi demokrati Luçiano Boçi bllokoi foltoren. Pas replikave me kryeparlamentarin Niko Peleshi vendosi për përjashtimin e tij nga seanca dhe 5 minuta pushim.
Replikat:
Peleshi: Nuk thatë për replikë. Ju lutem, uluni dhe mos ofendoni. Ju tërheq vëmendjen, jepet masa disiplinore tërheqje vëmendjeje.
Boçi: Pse paragjykoni?
Peleshi: Nuk paragjykoj, në këtë pikë të rendit të ditës fjala jepet një herë. Lironi foltoren. Po shkelni rregulloren. E morët fjalën 10 minuta dhe nuk ju është refuzuar. U ngritët herën e dytë dhe thjesht thatë dua të flas, pa e specifikuar. Merrni masën e dytë disiplinore, vërejtje.
Boçi: Nuk ke turp, do më të tregosh rregulloren
Peleshi: Sipas rregullores, nëse vazhdoni ta shkelni, merret masa e tretë, ju hiqet e drejta e fjalës për ditën e sotme! Mos vazhdoni të shkelni rregulloren. Luçiano Boçin përjashtojeni nga salla.
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit për tërheqjen nga gjykimi i shkurtuar
Përgjimet e SPAK për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, prokurori Prençi: Çfarë pune i kreve? Përgjigjet Shkreli
I pandehur për korrupsion në zgjedhje, dëshmon kryebashkiaku i Vaut të Dejës: S’kam blerë vota
- 16:19 Ministri Katz: SHBA po bllokon sulmet izraelite ndaj objektivave energjetike iraniane
- 16:18 Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit për tërheqjen nga gjykimi i shkurtuar
- 16:08 Ceremonia mortore e Lindsey Graham, do të marrin pjesë edhe Netanyahu dhe Zelenskyy
- 16:00 Dyshime për varrezë masive me trupa shqiptarësh në Zubin Potok, nisin gërmimet
- 15:48 Mijëra palestinezë të arrestuar nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor që nga fillimi i vitit
- 15:43 Zyrtarët iranianë paralajmërojnë për ndërprerje të energjisë elektrike në vend