Boçi: SPAK hapi sot fushatën elektorale, dajre e re e Ramës

6 Janar 2025 | 21:16

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçjano Boçi tha në emisionin Now në Euronews Albania se me vendimin ndaj Sali Berishës SPAK tregoi se është duke u përdorur nga kryeministri Edi Rama për qëllime elektorale.

Sipas tij, SPAK ka përdorur standard të dyfishtë ndaj eksponentëve të PS dhe PD.

“Kjo sjellje politike e SPAK lidhet edhe me krerë të tjerë të opozitës. Shqetësimi ynë ky ka qenë që SPAK është një organizatë politike, pra aty nuk kemi të bëjmë me njerëz juridikë, por me njerëz politikë dhe vendimi i gjyqtarit është një vendim prej pilati. Vendimi prej pilati është një vendim politik nuk është juridik. Gjykata ka pasur presion nga SPAK dhe ky presion vjen se kërkon të luajë rolin e tij politik. SPAK kufizon veprimin politik të Berishës në një fushatë elektorale pa argumente juridikë. Është tërësisht politike nga fillimi në fund ajo që është bërë me Berishën. SPAK sot ka hapur siparin e fushatës elektorale. Rama fushatat  i ka bërë me tepsi dhe dajre dhe dajrja e re e Ramës është SPAK”, tha Boçi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA

Turqia ka shprehur interes për t’u bashkuar me Sistemin Evropian të Pagesave SEPA, me qëllim lehtësimin e transaksioneve financiare ndërkufitare me Bashkimin Evropian. Deklarata u...
14:55 | 01/07/2026

Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka vendosur të mos i heqë mandatin kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke vlerësuar se në këtë...
14:10 | 01/07/2026

Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e 12 korrikut 2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila dënoi me burgim...
14:02 | 01/07/2026