Boeing i ofron stafit 25% rritje të pagave në përpjekje për të shmangur grevën

9 Shtator 2024 | 07:53

Boeing po i ofron stafit të saj një rritje page prej 25% për një kontratë katërvjeçare, në përpjekje për të shmangur një grevë që mund të mbyllë linjat e saj të montimit të premten.

Drejtuesit e sindikatave që përfaqësojnë më shumë se 30,000 punonjës u kanë kërkuar punëtorëve të mbështesin propozimin, duke e përshkruar atë si kontratën më të mirë që ata kishin negociuar ndonjëherë.

Nëse miratohet marrëveshja do të ishte një arritje e rëndësishme për shefin e ri ekzekutiv të Boeing, Kelly Ortberg, i cili PO përballet me presion për të rregulluar çështjet e cilësisë dhe reputacionit të kompanisë.

Punëtorët e Boeing në rajonin e Seattle dhe Portland do të votojnë për marrëveshjen të enjten. Një grevë mund të ndodhë ende nëse dy të tretat e anëtarëve të sindikatave e mbështesin atë në një votim të veçantë.

Në një video-mesazh për punëtorët e Boeing, shefi operativ i gjigantit të hapësirës ajrore, Stephanie Pope, e përshkroi propozimin si një “ofertë historike”.

Përveç rritjes së pagave, marrëveshja u ofron punëtorëve përmirësime të kujdesit shëndetësor dhe përfitimeve të daljes në pension dhe një angazhim nga Boeing për të ndërtuar aeroplanin e tij të ardhshëm tregtar në zonën e Seattle.

Ai gjithashtu u jep anëtarëve të sindikatës më shumë garanci për çështjet e sigurisë dhe cilësisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026