Boksieri i Auschwitzit, një film që rrëfen historinë e boksierit polak në ferrin e nazistëve

15 Janar 2020 | 15:20

27 janari i 2020 do të shënojë 75 vjetorin e çlirimit të kampit famëkeq të Auschwitz, kampit ku nazitëst mbyllën dhe torturuan më shumë se një milionë njerëz gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Për të kujtuar të shkuarën, një film i ri rrëfen historinë e boksierit Tadeusz Pietrzykowski, i cili arriti t’i mbijetonte Holokaustit falë grushtave të tij.

I lindur në Varshavë në vitin 1917 Pietrzykowski ishte 20 vjeç kur nisi të konkurojë si boksier.

Kur Gjermania pushtoi Poloninë në vitin 1939 ai u përpoq të shkonte në Francë, por u arrestua në Hungari dhe u dërgua në kampin e Auschwitz.

Ai u detyrua  të luante boks për të argëtuar ushtarët nazistë. Ndeshjen e  parë  në burg e zhvilloi në vitin 1941 kundër një kundërshtari dy herë më të madh se Pietrzykowski në trup, por ai arriti ta mposhte duke fituar një copëz bukë si kupë fitoreje.

“Që të mbijetonte në kamp ai duhej të provonte veten në disa mënyra. Ai sapo kishte mbaruar provimet e shkollës së mesme dhe nuk kishte asnjë aftësi profesionale. E vetmja gjë që mund të bënte ishte boksi”, ka treguar vajza e Pietrzykowsk-it, Eleonora Szafran

Pietrzykowski u ndesh 37 herë në Auschwitz dhe humbi vetëm dy herë. Ai madje u ndesh edhe në Bergen-Belsen një kamp përqëndrimi.

Kurajo shpresë dhe forcë, roli i boksierit polak në film luhet nga Piotr Głowacki.

“I gjithë filmi është një përpjekje për t’iu përgjigjur pyetjes se në çfarë ishte shndërruar për mua  “Teddy” Pietrzykowski. Kjo me siguri është një histori që tregon sesi përpiqesh t’i shpëtosh ferrit, çfarë është në gjendje të bëjë njeriu për të njohur veten”, është shprehur regjisori i filmit Maciej Barczewski, i cili është edhe nipi i një ish të burgosuri në Auschwitz.

“Është rrëfimi i kurajos, shpresës dhe forcës. Mbi të gjitha tregon një kapitull të panjohur të historisë polake mbi një njeri të jashtëzakonshëm, i cili u bë simbol i shpresës dhe prosperiteit, të cilën Polonia ende nuk e ka arritur”, ka shtuar regjisori.

Filmi i titulluar “Kampioni” pritet të publikohet në shtator të vitit 2020.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST

Korça mirëpriti edicionin e dytë të Air Fest, LuluFest, një festival që mblodhi mbi 200 instrumentistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia...
17:41 | 18/07/2026

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026