Boksierja nga Kosova Donjeta Sadiku lufton sot për medalje në Sofje
Boksierja kosovare Donjeta Sadiku, ka arritur një fitore të rëndësishme dhe bindëse në kuadër të Turneut Ndërkombëtar të Boksit Strandja, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, duke mposhtur me vendim unanim 5:0 boksieren nga Republika Çeke, Barbora Maxova, në kategorinë 60 kilogramë.
Ndërkohë, sot Sadiku do të përballet me boksieren nga Ukraina, Veronika Korets, në kuadër të çerekfinales dhe në luftë për medalje, nga ora 18:00 në ringun “A”, në kategorinë 60 kg, shkruan KosovaPress.
“Selektorja Marjola Sallauka shprehet optimiste dhe beson se edhe këtë vit Donjeta do të vazhdojë traditën e suksesit, duke i sjellë Kosovës medaljen e artë nga turneu prestigjioz “STRANDJA 2026”, bëhet e ditur në postimin e Federatës të Boksit në Kosovës.
Fitorja me rezultat maksimal 5:0 në këtë turne prestigjioz ndërkombëtar dëshmoi formën e lartë dhe përgatitjen serioze të Sadikut.
Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
- 08:39 Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm
- 08:34 Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale
- 08:28 Irani: Kemi nisur sulme të reja ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik
- 08:28 Moti i keq në Teksas, dy persona të vdekur nga përmbytjet! Autoritetet në gatishmëri për reshje rekord
- 08:19 Tensionet SHBA-Iran, Jordania rrëzon 3 raketa iraniane
- 08:08 Trump rikthen pretendimet për zgjedhjet e 2020-ës, akuzon Kinën për vjedhjen e të dhënave të votuesve