”Boll më”, Lulzim Basha i ashpër me Ramën: Shtatë vite dhunë dhe terror ndaj familjeve shqiptare

10 Dhjetor 2020 | 20:56

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar mbi zhvillimet e fundit në vend, ku vrasja e të riut Klodian Rasha nga efektivi i repartit “Shqiponja” ngriti në këmbë qytetarët në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të vendit.

Prej dy ditësh protestuesit u përplasën më policinë dhe kërkuan dorëheqjen e Lleshit, kërkesë kjo,  e cila u realizua paDditen e sotme. Me një shënim në “Facebook”, kryedemokrati hodhi akuza të forta për kryeministrin Rama, ndërsa thotë se askush nuk e beson qeverisjen e tij.

Sipas Bashës, në shtatë vite qeverisje, kryeministri Edi Rama ka ushtruar dhunë dhe terror ndaj shqiptarëve. 

“Pas 7 vitesh dështime dhe premtime të pambajtura, 7 vite mashtrime, vjedhje dhe dështime, 7 vite dhunë dhe terror ndaj familjeve shqiptare, 7 vite rrënim dhe manipulime, askush se beson më Edi Ramën. Boll më”, shkruan Basha.

Largimin e ministrit të Brendshëm fillimisht e njoftoi kryeministri Rama, kurse z. Lleshaj më një status të gjatë në “Facebook” shpjegoi arsyet reale, të cilat sipas tij e shtynë të firmoste dorëheqjen e parevokueshme.

Lexoni gjithashtu:

Jep dorëheqjen ministri Sandër Lleshaj

PD për vrasjen e të riut, Alibeaj: Asnjë kurban s’e shpëton dot Ramën nga përgjegjësia

Hetimet për vrasjen e Klodian Rashës, Prokuroria kërkon ‘arrest me burg’ për efektivin

Vrasja e Klodian Rashës, Lleshaj: Organet do të finalizojnë shpejt hetimet

Publikohet ekspertiza paraprake, Rasha s’ka plumb në kokë, polici ka qëlluar dy herë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026