“Bombë që do dëgjohet më vonë”- Sipërmarrësi: Plaga e madhe e turizmit në jug

3 Janar 2023 | 21:36

Temë e emisionit Now në Euronews këtë të martë ishte strategjia e turizmit dimëror. I ftuar në sudio, sipërmarrësi Dritan Gremi, u ndal te modeli i zhvillimit të turizmit në jug përmes vilave që nxirren në shitje.

Sipërmarrësi nënvizoi se kjo strategji nuk sjell rritje të turizmin apo punësimit.

Ai sugjeroi që në sipërfaqen ku ndërtohet një vilë, mund të zhvillohet një hotel me 4 kate dhe të sillte një zhvillim më të madh në turizëm.

“Një plagë shumë e madhe dhe një bombë që do të dëgjohet pas shumë vitesh është mënyrë si po zhvillohet dhe jugu. Ato investimet e vilave që janë duke u bërë në jug do t’u dëgjohet zëri shumë vite më vonë. Janë inevstime që nuk sjellin zhvillim apo punësim. Në një zonë 500 metra katrorë ndërtohet një vilë që qëndrojnë dy persona.

Në të njëjtin perimetër ti mund të ndërtoje nje hotel 4-kate dhe të njëjtën sipërfaqe ta ndaje në dhoma dhe të kishte një ndërrim në këto dhoma. Kjo sjell turistë, ndërrimin e dhomave dhe rrit punësimin me njerëzit që do punojnë aty”, tha sipërmarrësi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026