‘Krijon varësi në përdorimin e parë’, simptomat e rënda të kanabisit sintetik
Në Shqipëri është identifikuar një lloj e re droge për tregun e paligjshëm, kanabisi sintetik, ose ndryshe bonzai, e cila dyshohet se po qarkullon në vend prej disa kohësh.
Ergys Muzhaqi, ekspert sigurie, tha në emisionin Mirëmëngjes në Euronews Albania se kjo është ndër “drogat më të këqija që mund të ekzistojnë në tregun e përdoruesve”.
Sipas Muzhaqit, kjo lloj droge mund të kthehet në varësi që në konsumimin për herë të parë.
Ai tha se efektet vijnë menjëherë pas konsumimit dhe janë shumë të rënda, “shkatërruese”.
Ky lloj kanabisi është i përzier me substanca sintetike, pavarësisht se në pamje nuk vihet re.
Një mënyrë për të dalluar kanabisin sintetik me atë të zakonshmin është aroma, pasi kanabisi ka aromë të fortë, ndërsa drogat sintetike nuk kanë, sqaroi Muzhaqi.
Muzhaqi theksoi se simptomat janë shumë më të rënda se të kanabisit natyral.
“Simptomat janë shumë të rënda, e kthejnë trupin në një kufomë që nuk i ka dalë shpirti. Humbet perceptimi i shqisave, sjell të vjella, humbet ndjenjat”, shpjegoi ai.
Edhe toksikologu Alert Drishti tha se simptomat e të ashtuquajturit ‘bonzai’ në Turqi, ‘spice’ në Evropë, apo ‘K2’ në Amerikë, janë më të fuqishme se të hashashit.
“Këto substanca janë shumë më të fuqishme se hashashi, më agresive”, u shpreh ai.
Drishti shpjegoi se kur kjo drogë merret në dozë të tepruar, shkakton dëme në sistemin nervor, sistemit respirator dhe kardiovaskular.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve