Bordi i Paqes, cilat vende refuzuan pjesëmarrjen? Trump: Do mblidhen 5 miliardë dollarë për Gazën

19 Shkurt 2026 | 14:14

Këtë të enjte do të zhvillohet mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes në Uashington. Ky bord i krijuar nga presidenti amerikan Donald Trump është për t’i dhënë fund luftës në Gaza do të mbledhë lider nga e gjithë bota përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama.

Disa shtete e kanë refuzuar ftesën e Trump ku duhet theksua se janë aleatë të mëdhenj evropianë, përfshirë Britaninë e Madhe, Gjermaninë dhe Francën. Refuzimi i tyre erdhi pasi ata kanë shprehur dyshime për mënyrën e funksionimit të Bordit dhe mundësinë që ai të rivalizojë Kombet e Bashkuara. Në bord nuk ka përfaqësim palestinez, ndërsa Izraeli mban një vend.

Presidenti Trump njoftoi para takimit se anëtarët e bordit kanë premtuar 5 miliardë dollarë për përpjekjet e rindërtimit të Gazës, një pjesë e vogël krahasuar me 70 miliardë dollarët që nevojiten për të rindërtuar territorin palestinez të shkatërruar nga dy vite konflikt.

Armëpushimi në Gaza mbetet i brishtë, me Izraelin dhe Hamasin që akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të marrëveshjes. Sipas kushteve të armëpushimit, trupat izraelite u tërhoqën pas një të ashtuquajture “vijë e verdhë”, megjithëse ato mbeten në kontroll të më shumë se gjysmës së territorit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Persona të maskuar si policë vrasin vëllain e bosit të drogës në Ekuador

Vëllai i bosit më famëkeq të drogës në Ekuador u vra të dielën nga persona të armatosur që ishin maskuar si oficerë policie. Policia tha...
14:20 | 13/07/2026

Gjendja e jashtëzakonshme në Ukrainë, Zelensky i paraqet Parlamentit projektligje të reja

Vladimir Zelensky i ka paraqitur parlamentit projektligje për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe fushatës së mobilizimit në Ukrainë për 90 ditë të tjera duke...
14:09 | 13/07/2026

Të tjera viktima në Gaza nga sulmet izraelite, arrin në 73,200 numri i të vdekurve

Tetë palestinezë të tjerë u vranë nga zjarri izraelit në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të vdekurve...
12:48 | 13/07/2026