Persona të maskuar si policë vrasin vëllain e bosit të drogës në Ekuador
Vëllai i bosit më famëkeq të drogës në Ekuador u vra të dielën nga persona të armatosur që ishin maskuar si oficerë policie.
Policia tha se David Macías, 35 vjeç, ishte një udhëheqës rajonal në Los Choneros, banda e fuqishme kriminale e cila deri vonë drejtohej nga vëllai i tij, Adolfo, shkruan BBC.
Adolfo Macías, i njohur edhe me pseudonimin “Fito”, është në pritje të gjyqit në Shtetet e Bashkuara pas ekstradimit të tij nga Ekuadori vitin e kaluar.
Los Choneros është shpallur Organizatë e Huaj Terroriste nga SHBA-të dhe akuzohet si një nga grupet kriminale që qëndron pas shkallës marramendëse të vrasjeve në Ekuador.
Zyrtarët thanë se David Macías u vra në orët e para të së dielës sipas kohës lokale.
Dëshmitarët thanë se burra të veshur si oficerë policie hynë në shtëpinë që Macías kishte marrë me qira në një lagje luksoze në qytetin Olón, në bregdetin e Paqësorit të Ekuadorit.
Personat e armatosur u larguan pas sulmit dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë të arrestuar në lidhje me rastin.
Nuk është e pazakontë që udhëheqësit e bandave të jenë në shënjestër ose nga anëtarë të organizatave kriminale rivale ose edhe nga anëtarë të grupit të tyre, si pjesë e betejave të brendshme për kontroll.
Muajin e kaluar, një udhëheqës bande lokale u qëllua për vdekje nga dy adoleshentë të armatosur, ndërsa po largohej nga aeroporti ndërkombëtar në Guayaquil.
Në atë sulm, personat e armatosur i kishin fshehur armët e tyre pas lodrave të mbushura me pellush dhe një buqete me lule, në mënyrë që të mos ngjallnin dyshime.
Policia tha se David Macías kishte pranuar fajësinë në vitin 2018 për akuzat për konspiracion kriminal.
Gjatë kohës që qëndroi pas hekurave, thuhet se ai rekrutoi të burgosur për Los Choneros dhe arriti ta vendoste burgun në të cilin ndodhej nën kontrollin e fortë të bandës së tij.
Vrasja e tij është goditja e fundit për Los Choneros pas arrestimit vitin e kaluar të Adolfo Macías dhe atij të një vëllai tjetër, Javier, muajin e kaluar në Kolumbinë fqinje.
Gjendja e jashtëzakonshme në Ukrainë, Zelensky i paraqet Parlamentit projektligje të reja
Të tjera viktima në Gaza nga sulmet izraelite, arrin në 73,200 numri i të vdekurve
Tërmet 6.4 ballë godet Papua Guinenë e Re
- 14:09 Gjendja e jashtëzakonshme në Ukrainë, Zelensky i paraqet Parlamentit projektligje të reja
- 14:02 Dosja “Aruba”, Gjiknuri padit për shpifje avokatin Llangozi: Të publikojë prova ose të dorëzojë licencën
- 13:40 PD bojkotoi seancën parlamentare, Salianji: Është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet Edi Ramës
- 13:34 Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare
- 13:23 Kupa e Botës 2026, Kane dhe Bellingham kanë shënuar 12 nga 13 golat e Anglisë
- 13:03 Emërimi i përfaqësuesit të ri të lartë për Bosnje dhe Hercegovinën në axhendën e ministrave të BE-së