“Bordi i Paqes”, Shtëpia e Bardhë mesazh Vatikanit: Jeni për të ardhur keq që nuk jeni pjesëmarrës
Shtëpia e Bardhë thotë se vendimi i Vatikanit për të mos marrë pjesë në takimin e parë të Bordit të Paqes për Gazën është “thellësisht për të ardhur keq, sepse paqja nuk duhet të jetë një çështje partiake, politike ose e diskutueshme”.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt e tha këtë në konferencën e saj të përditshme për shtyp, duke e quajtur organizatën të themeluar nga Presidenti i SHBA-së për të zgjidhur konfliktet në mbarë botën si “legjitime”.
Të martën, Sekretari i Vatikanit, Pietro Parolin, shprehu dyshime në lidhje me iniciativën.
“Vatikani nuk do të marrë pjesë. Ka pika disi të çuditshme, pika kritike që do të kërkonin shpjegime”, tha ai. Megjithatë, Italia njoftoi se ministri i Jashtëm Antonio Tajani do të merrte pjesë në samit si vëzhgues.
“Natyrisht, administrata do të donte që të gjithë të ftuarit të merrnin pjesë. Bordi i Paqes do të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen e rindërtimit të një territori të pllakosur nga dhuna, masakrat dhe varfëria për një kohë shumë të gjatë.
Ky president ka një plan shumë ambicioz dhe të guximshëm dhe një vizion për rindërtimin e Gazës. Është një organizatë legjitime me dhjetëra vende nga e gjithë bota, kështu që tërheqja e Vatikanit është e pafat.”, theksoi Leavitt.
Përfaqësues nga mbi 20 vende do të marrin pjesë në takimin e së enjtes, njoftoi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë. Shtesa e fundit ishte Gjermania, e cila do të dërgojë një zyrtar ministror.
Persona të maskuar si policë vrasin vëllain e bosit të drogës në Ekuador
Gjendja e jashtëzakonshme në Ukrainë, Zelensky i paraqet Parlamentit projektligje të reja
Të tjera viktima në Gaza nga sulmet izraelite, arrin në 73,200 numri i të vdekurve
- 14:20 Persona të maskuar si policë vrasin vëllain e bosit të drogës në Ekuador
- 14:09 Gjendja e jashtëzakonshme në Ukrainë, Zelensky i paraqet Parlamentit projektligje të reja
- 14:02 Dosja “Aruba”, Gjiknuri padit për shpifje avokatin Llangozi: Të publikojë prova ose të dorëzojë licencën
- 13:40 PD bojkotoi seancën parlamentare, Salianji: Është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet Edi Ramës
- 13:34 Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare
- 13:23 Kupa e Botës 2026, Kane dhe Bellingham kanë shënuar 12 nga 13 golat e Anglisë