Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta dhe benzina

2 Qershor 2026 | 12:50

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimit tavan të karburanteve në vend.

Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e datës 2 qershor 2026, çmimi i shitjes me pakicë i naftës nuk duhet të jetë më i lartë se 191 lekë për litër, 6 lekë më shumë pak se mbledhja e fundit e bordit ndërsa çmimi i shitjes me shumicë është caktuar në maksimum 179 lekë për litër.

Ndërkohë, për benzinën, çmimi maksimal i shitjes me pakicë është vendosur 176 lekë për litër, 3 lekë më shumë se vendimi i fundit i bordit ndërsa ai i shumicës 164 lekë për litër.

Sa i përket naftës për peshkim, referuar metodologjisë në fuqi dhe përjashtimeve nga taksat kombëtare dhe akciza, çmimi i tij është përcaktuar në 96 lekë për litër.

Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi këtë të martë, më 2 qershor, në orën 15:00 dhe do të mbeten në fuqi deri në vendimin e radhës të Bordit të Transparencës.

Autoritetet kanë paralajmëruar operatorët e tregut të hidrokarbureve se zbatimi i vendimit është i detyrueshëm, ndërsa në rast shkeljesh do të merren masa deri në pezullimin e aktivitetit.

Në njoftim sqarohet gjithashtu se, duke qenë se çmimet e reja janë nën kufijtë e përcaktuar nga Akti Normativ nr.1, datë 3 prill 2026, akciza për benzinën dhe gazoilin do të vijojë të zbatohet në nivelin e plotë 100%.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këmbimi valutor 9 korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
09:33 | 09/07/2026

Çmimi i naftës rritet në nivelin më të lartë të javëve të fundit

Çmimet e naftës u rritën me 1% këtë mëngjes në Azi, duke vazhduar të rriten pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha të mërkurën se...
08:01 | 09/07/2026

Ndërtimi, sektori më i varur nga kreditë, 43% e firmave kanë hua

Ndërtimi mbetet sektori më i ekspozuar ndaj huamarrjes në ekonominë shqiptare. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2025, 43%...
20:14 | 08/07/2026