Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve në vend
Bordi i Transparencës ka njoftuar çmimet e reja të karburanteve në vend. Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 180 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 168 lekë/litër.
Njoftimi i plotë:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 180 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 168 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 168 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 156 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 16 ora 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
🛢Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.
SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.
Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve
Shpërthim me tritol në një automjet në Krujë
Nipi plagos me thikë xhaxhanë në Kamëz
- 11:18 Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve
- 11:13 Shpërthim me tritol në një automjet në Krujë
- 10:44 Nipi plagos me thikë xhaxhanë në Kamëz
- 10:43 Zyrtari i Emirateve të Bashkuara Arabe: Sulmet e Iranit, shenjë se janë të paaftë të angazhohen për uljen e tensioneve
- 10:35 Trump kritika ndaj Iranit: Të këqinj dhe të sëmurë, shkelën armëpushimin
- 10:25 Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s