Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës dhe të benzinës

28 Mars 2026 | 10:29

Bordi i Transparencës ka vendosur sërish rritjen e çmimit të karburanteve në mbledhjen e kësaj të shtune.

Çmimi i naftës është rritur nga 203 lekë në 218 lekë për litër, ndërsa benzina nga 175 lekë ka arritur në 181 lekë për litër.

“Çmimi i shitjes me pakicë i gazoilit (standardit SSH EN 590) do të jetë jo më shumë se 218 lekë/litër, ndërsa me shumicë jo më shumë se 206 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës do të jetë jo më shumë se 181 lekë/litër, ndërsa me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi kanë hyrë në fuqi më 28 mars 2026, në orën 22:30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme, ku pritet të pasqyrohen ndryshime të tjera të mundshme.

Autoritetet u bëjnë thirrje operatorëve të tregtimit të karburanteve të zbatojnë këtë vendim, duke paralajmëruar se në rast shkeljesh do të vendoset pezullimi i aktivitetit”, njofton Bordi i Transparencës.

Ndërkohë, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë theksojnë se mbeten të angazhuara për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026