Borell: Kërcënimet bërthamore të Rusisë janë të papërgjegjshme

19 Nëntor 2024 | 18:14

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borell, e ka akuzuar të martën Rusinë për nisje të kërcënimeve bërthamore “plotësisht të papërgjegjshme”, pasi presidenti rus, Vladimir Putin i ka rritur opsionet se kur mund të përdorë Moska armë bërthamore.

“Nuk është hera e parë që Putini luan lojën bërthamore”, ka thënë diplomati evropian në shkuarje, pas një takimi të mbajtur për të shënuar 1.000 ditë të nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Rusia pajtohet me parimin që lufta bërthamore nuk mund të fitohet, prandaj nuk duhet të niset kurrë”, ka thënë ai, duke paralajmëruar që “secila thirrje për luftë bërthamore është e papërgjegjshme”.

Bisedimet brenda bllokut evropian – të dominuar nga nevoja për të rritur mbështetjen për luftën në Ukrainë – kanë ardhur teksa Kievi raportohet të ketë konfirmuar se ka përdorur armë amerikane me rreze të gjatë për të sulmuar territorin rus.

Rusia e ka quajtur këtë veprim si hyrje në “fazë të re” të luftës.

Borell është thënë t’iu ketë bërë presion vendeve anëtare që të jenë në linjë me politikat e Uashingtonit dhe t’ia mundësojnë Ukrainës sulmet me Rusi me armë me rreze të gjatë, dhe besohet se Franca është duke e shqyrtuar këtë mundësi.

Ai nuk ka folur për mediat nëse ka ndryshuar diçka në këtë drejtim, vetëm ka thënë se shumica pajtohen që “fati i Ukrainës do të përcaktojë rrugëtimin e BE-së”.

“Nëse Putin do të jetë i suksesshëm në Ukrainë, ne do të paguajmë faturë të lartë, shumë më të shtrenjtë sesa çdo lloj i mbështetjes ushtarake që mund të ofrojmë sot”, ka thënë ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 milionë dollarë Kanye West

Një ish-punonjës i Kanye West që fitoi një çështje kundër tij në fillim të vitit, po i kërkon gjykatësit të detyrojë reperin që t’i paguajë...
18:36 | 14/07/2026

Jo vetëm Hormuzin: Irani kërcënon të bllokojë një tjetër ngushticë të rëndësishme

Pasi ka bllokuar lundrimin në Ngushticën e Hormuzit, Irani po sinjalizon se mund të përdorë një tjetër kartë strategjike, duke aktivizuar aleatët e tij Huthi...
18:32 | 14/07/2026

Trump: Nuk pendohem që lehtësova sanksionet e naftës ndaj Iranit përpara se të rifillonin veprimet ushtarake

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të martën se nuk pendohet që lehtësoi përkohësisht sanksionet ndaj Iranit përpara se administrata e tij t’i rivendoste ato dhe...
18:28 | 14/07/2026