Borrell: Nëse ushtria ruse përdor armët bërthamore , do të ‘asgjësohet’
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se nëse Rusia do të përdorte armë bërthamore kundër Ukrainës, atëherë do të asgjësohej nga forcat ushtarake të Perëndimit.
Borell konsideron se, edhe nëse ky nuk është një provokim i presidentit rus Vladimir Putin,, ai duhet të dijë se vendet mbështetëse të Ukrainës janë të gatshme të përballen me të.
“Putin po thotë se nuk po bën blof. Epo, ai nuk mund të përballojë blofin dhe duhet të jetë i qartë se njerëzit që mbështesin Ukrainën dhe Bashkimin Evropian dhe vendet anëtare, si dhe Shtetet e Bashkuara dhe NATO nuk po bëjnë blof”, tha Borrell në Bruksel.
Prandaj, një veprim i tillë sipas tij do të përfundonte me asgjësim të ushtrisë ruse.
“Çdo sulm bërthamor kundër Ukrainës do të krijojë një përgjigje, jo një përgjigje bërthamore, por një përgjigje kaq të fuqishme nga ana ushtarake saqë ushtria ruse do të asgjësohet”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid