Borshi, perla e jugut, preferohet për çmimet e lira e qetësinë
Vija më e gjatë bregdetare në detin Jon, prej më shumë se 7 km gjendet në fshatin e Borshit. Deti dhe mali pranë, duke sikur krijojnë formulën e duhur për të joshur turistët që të zgjedhin këtë vend për të pushuar.
“Jam nga Portugalia dhe kam ardhur me familjen time këtu ne Borsh, me pëlqen shumë Shqiperia, jam duke e shijuar shume këtu, gjithçka është e mrekullueshme, natyra fantasike dhe ushqimi i freskët dhe çmimet shume ne rregull, per në njelloj si në Portugali”.
Bukuritë natyrore dhe deti i pastër janë arsyet kryesore përse kjo e re portugeze së bashku me familjen e saj kanë zgjedhur Borshin, por mikpritja që kanë gjetur i ka surprizuar.
“Mendoj që këtu është një plazh i mrekullueshëm me ujë të pastër dhe të ngrohtë dhe është një vend shumë i mirë për t’u relaksuar. Eshtë çdo gjë shume mirë këtu, ne jemi me familjen ne shezlonet tona , dhe kemi çdo gjë që na duhet, servisi është shume i mire, na mjafton vetëm qe ta kerkojmë dhe kemi çdo gjë që na duhet”
Prenotimet në njësitë akomoduese në Borsh në këtë mes qershori janë në masën 70%. Menaxheri I një hoteli në këtë zonë tregon se bëhet shpërndarja e turistëve sipas muajve të verës.
“Janë thuajse të mbyllura për muajit korrik e gusht deri në 20 shtator. Në korrik mbizotërojnë kryesisht klient qe vijnë nga Kosova, Italia e Gjermania. Pastaj gushti deri në 20 shtator u përket pushuesve nga Tirana dhe rrethet”- tha Altin Celaj, menaxher hoteli.
Altini na tregon se çfarë u pëlqen më shumë turistëve në Borsh. Madje ai shton se vitet e fundit, kjo zonë po frekuentohet shumë nga të huajt.
“Këtë vit kemi pasur një fluks të të husjëve, të cilët kryesisht janë spanjoll, gjerman, polak e italian. Ajo që bje në sy është fakti që mahniten nga natyra, nga bukuria e detit, kënaqen nga ushqimet tona përpiqemi që ti kemi sa më cilësore shërbimi të jetë në lartësinë e duhur. Fundjavat punojnë më klient që vijnë nga Tirana, por nuk mungojnë edhe shqiptarët e Kosovës kryesisht ata që jetojnë në Gjermani e Suedi”.- tha Altin Celaj
Borshi, falë natyrës dhe vjës së gjatë bregdetare në favor, njihet kryesisht për thithjen e turistëve familjarë të cilët ndikohen nga çmimet e lira dhe qetësia.
LEXONI GJITHASHTU:
- Somelierja: Vuçiç pëlqen verërat shqiptare, Kurti s’duhet të bëjë politikë me verën
- Somelierja: Ja cilat janë gabimet që bëjmë kur pijmë verë
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi