Boshatisja e fshatrave në Korçë, në 5 vite mbyllen 22 shkolla
Në fshatrat e Korçës, sshkollat janë bosh, nuk lindin më fëmijë dhe nuk ka më dasma.
Brenda pesë viteve të fundit në qarkun e Korçës janë mbyllur 22 shkolla, një tregues i qartë i zbrazjes së fshatit dhe emigrimit të heshtur që po zbeh brezat dhe po fik jetën në zonat dikur të gjalla të Shqipërisë.
“101 vite me parë, komuniteti shqiptar në Amerikë do të financonte për ndërtimin e shkollës në Dardhë. Në hyrje të kësaj ndërtese është dhe amaneti, ku u kërkohet fëmijëve dhe të rinjve për t’u kujdesur për trashëgiminë e gjyshërve dhe stergjysherve. Amanet i cili është i pamundur për t’u mbajtur sot, pasi kjo shkollë prej disa vitesh është e mbyllur “
” Lindja e fundit e një fëmije në fshatin Boboshticë ka ndodhur në vitin 2018 ndërsa banorët e këtij fshati kanë më tepër se 25 vite që nuk dëgjojnë zhurmën e dasmave ndaj edhe shkolla që ndodhet mbrapa meje, e cila dikur mbante me qindra fëmijë ndodhet në këtë lloj gjendje “
“Shkolla e Boboshticës kur kam qenë unë mësuese në 2001 ka patur 134 nxënës. Nga klasa e parë e cikli i ulët. Deri në vitin 2006 filloi të vinte numri i nxënësve sepse morën pasaporta greke dhe ikën. Shkolla është mbyllur në 2007. Në 2018 lindja e fundit, është vajza jonë. Nuk lindën më. Dasmat që ishin të fshatit para 2000″– Antonina Caprazi ish mësuese në Boboshticë
“Në fshatin Polenë të bashkisë së Korçës është pothuajse e pamundur për të dëgjuar hapa njerëzish. Pasi shumica e banorëve janë drejtuar rrugëve të emigrimit. Shkolla që shihni mbrapa meje vitin e kaluar por e ketë vit ka 0 nxënës”-shprehte Anila Veshi banore.
“Ka patur, dolën doktorë, inxhinierë, ranë martesat, ra numri I fëmijëve. Martesat dhe i kemi çuar fëmijët në një shkollë tjetër por kemi qenë pak. Ka banorë të larguar në emigrim.”
5 vitet e fundit në Korçë janë mbyllur 22 shkolla
2021 – 5 shkolla
2022 – 7 shkolla
2023 – 3 shkolla
2024 – 6 shkolla
2025 – 1 shkollë
Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri
Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës
Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)
- 13:32 Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri
- 13:31 Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës
- 13:17 Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)
- 13:11 Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht
- 13:10 116 forca në terren, vijon puna për shuarjen e zjarrit mes Lekasit dhe Voskopojës (VIDEO)
- 12:54 Rama: Zvërneci është tokë private, përjetimi i protestuesve ishte se po e shisnim Shqipërinë