Bosi i mafias shqiptare betejë ligjore në Britani, si po bllokon ekstradimin

22 Prill 2023 | 15:46

Mediat britanike i kanë bërë jehonë rastit të një bosi të mafias shqiptare, i përfshirë në kultivimin e kanabisit përmes shtëpive të barit, i cili po lufton përmes avokatëve për të mos u ekstraduar në Shqipëri.

Toni Boboshi kontrollonte një rrjet prej 6 milionë paundësh të kanabisit në Britaninë e Madhe.

Gati 30 persona ishin të punësuar prej 49 vjeçarit shqiptar. Ai përdorte shqiptarët për të pastruar të ardhurat përmes llogarive të tyre bankare në Mbretërinë e Bashkuar.

Boboshi u dënua me gjashtë vjet në vitin 2018, por u lirua nga burgu pas 30 muajsh.

Sekretarja e Brendshme Suella Braverman dëshiron ta dëbojë atë, por ai ka nisur një betejë ligjore për të qëndruar në ishull.

Ai pretendon se do të ishte shumë e rëndë nëse ekstradohej, për djalin e tij autik, një shtetas britanik. Shërbimi i Provës vlerëson gjithashtu se Boboshi konsiderohet me një “rrezik të ulët” për të përsëritur veprën penale.

Gjyqtari i apelit do ta japë vendimin e tij në ditët në vijim. ‘Perandoria e Boboshit’, shkruan The Sun shtrihej në të gjithë veriperëndimin, Yorkshire dhe Wiltshire.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026