“Bosi” i trafikut të drogës në Gjermani, SPAK kërkon 17 vite burg për Islam Sefën
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar këtë të premte dënimin me 17 vite burg për Islam Sefën, i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike në Gjermani. Nëse i pranohet gjykimi i shkurtuar, dënimi përfundimtar do të reduktohet në 11 vjet e 4 muaj burg.
Sipas prokurorit të çështjes, Adnan Xholi, Islam Sefa dyshohet si drejtuesi dhe financuesi kryesor i trafikut të drogës, i cili përfshin një sasi prej 912 kilogramësh marijuanë me një vlerë të përllogaritur në 3.374.400 euro.
“Gjatë hetimeve janë evidentuar nëntë episode të trafikimit dhe është provuar se sasia e lëndës narkotike të trafikuar është 912 kg marijuanë, ndërsa vlera e saj kap shifrën prej 3.374.400 eurosh,” deklaroi prokurori Xholi gjatë seancës gjyqësore të ditës së sotme.
Islam Sefa ndodhet në hetim prej muajsh dhe SPAK pretendon se aktiviteti kriminal është zhvilluar në bashkëpunim me persona të tjerë, brenda dhe jashtë vendit.
Kujtojmë se Sefa u arrestua më 2 korrik 2024 në një lokal shumë pranë godinës së SPAK.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet