Bosnja përfshin Interpol-in në hetimin për prejardhjen e armëve të sulmit në Banjskë
Administrata Federale e Policisë në Bosnje-Hercegovinë është duke e verifikuar informacionin se armët e përdorura më 24 shtator në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, janë siguruar nga Tuzlla, qytet në veriperëndim të Bosnjës, ka thënë Vahidin Munjiç, ushtrues detyre i drejtorit të Policisë.
Munjiç ka thënë se dyshimet për transferim të armëve nga Tuzlla janë duke u hetuar përmes Organizatës Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL) dhe që Zyra e Prokurorit të Bosnje – Hercegovinës është informuar për gjithçka.
“Ne e kemi marrë informacionin dy ditë më parë, përmes mediave. Ne i kemi kërkuar INTERPOL-it që të na ofrojë informacione nga të gjitha agjencitë tjera, si nga Zyra e Prokurorit të Serbisë. Ne ende jemi në pritje se nuk mund të flasim më shumë”, ka thënë Munjiç.
Më 24 shtator, një grup i armatosur serb e ka vendosur një barrikadë në hyrje të fshatit Banjskë, në veri të Kosovës, dhe më pas e ka sulmuar Policinë e Kosovës.
Si pasojë e sulmeve është vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues.
Përgjegjësinë për organizimin e sulmit e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç.
Më 3 tetor, Radoiçiç është marrë në pyetje nga Prokuroria e Lartë Publike e Beogradit.
Prokuroria ka thënë se ai i ka “siguruar armët dhe pajisjet shpërthyese” nga Tuzlla, prej janarit të këtij viti deri më 24 shtator.
Xhevad Korman, drejtor i Administratës Policore në Kantonin e Tuzllës, ka thënë se Tuzlla është “në aspektin gjeopolitik më e përshtatshmja për një informacion të tillë”.
“Nuk kam ndonjë koment, mirëpo ndoshta është e gjitha pjesë e politikës së dikujt. Ne e dimë shumë mirë, nëse i analizojmë deklaratat e ditëve të fundit, që është vërtetuar se këto armë janë siguruar nga ushtria serbe. Nuk e përjashtoj që kanë ardhur prej kësaj zone, mirëpo dyshoj, sepse janë një numër agjencish që do të mund, apo do të duhej të dinin për këtë gjë”, ka thënë Korman.
LEXONI GJITHASHTU:
Detaje të reja nga ngjarja në Podujevë, katër të plagosurit raportohen jashtë rrezikut për jetën
Të shtëna me armë në qendër të Podujevës, 3 të plagosur
Lojërat Mesdhetare, Kosova: Franca ndër aleatet kryesore në organizimin e ngjarjes sportive
- 16:01 Detaje të reja nga ngjarja në Podujevë, katër të plagosurit raportohen jashtë rrezikut për jetën
- 15:54 Përfshihet nga flakët një mjet në Korçë, zjarrfikësja në vendngjarje (VIDEO)
- 15:50 KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm, kandidatët 30 ditë afat për të bërë aplikimet
- 15:39 Tensionet para Parlamentit, reagon UGSH: Aktet e dhunës mbi gazetarët në procesin raportues janë krim
- 15:16 Inceneratori i Tiranës, SPAK dërgon për gjykim të akuzuarit
- 15:04 Trump: Shtetet e Bashkuara shpenzojnë më shumë para për NATO-n se çdo vend tjetër